Shembet një pjesë e urës në Baltimore të SHBA-së, veturat bien në ujë

Një pjesë e urës Francis Scott Key në Baltimore të Shteteve të Bashkuara është shembur, pasi u godit nga një anije e madhe të martën në mëngjes.
Ekipet e shpëtimit janë duke i kërkuar së paku shtatë njerëz për të cilët besojnë se janë në ujë, tha Kevin Cartwright, drejtor për komunikim në Departamentin e Zjarrfikësve në Baltimore.
Në orët e hershme të mëngjesit, një anije e madhe u përplas në urë dhe si pasojë shpërtheu në zjarr dhe u fundos.
Si pasojë e shembjes së një pjese të urës, shumë vetura kanë rënë në ujë, raporton Associated Press.
“Të gjitha korsitë nga të dyja drejtimet janë mbyllur për shkak të incidentit në I-695 Bridge”, thanë autoritetet e transportit në Mariland.
Kryetari i Baltimore tha se ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe se kanë nisur operacionet e shpëtimit.
All lanes closed both directions for incident on I-695 Key Bridge. Traffic is being detoured. #MDTraffic
— MDTA (@TheMDTA) March 26, 2024
#Shembet #një #pjesë #urës #në #Baltimore #të #SHBAsë #veturat #bien #në #ujë
gazetablic.com