Aktualitet

Dita e sotme me reshje shiu në zonën perëndimore dhe reshje bore në verilindje

Një masë ajri e ftohtë e paqëndrushemë po ndikon mesdheun ku presim reshje shiu dhe stuhi pasdite dhe reshje bore.

E Martë, 26 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu pasdite , reshje bore në verilindje. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (SE) me shpejtësi 12-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 -5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      4/13°C

– Zonat e ulëta       8/18°C

– Zonat bregdetare 10/19°C

Kosovë

Kosova për dt. 26 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu dhe bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 0°C – 2°C në mëngjes deri në 9°C – 11°C gradë Celsius në mesditë.

E Mërkurë, 27 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira me reshje shiu me stuhi në orët e para të mëngjesit, gjatë ditës do të kemi kthjellime dhe vranësira Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 12-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 -5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      8/22°C

– Zonat e ulëta       12/28°C

– Zonat bregdetare 13/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

#Dita #sotme #reshje #shiu #në #zonën #perëndimore #dhe #reshje #bore #në #verilindje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button