Aktualitet

“Lejet e qendrimit, si përfitojnë shqiptarët në Greqi”, Gemi: Qëllimi është të plotësohet vakumi për fuqinë punëtore

Eda Gemi nga ELIMEP në Athinë për qarkoren për lejet e qendrimit. E ftuar në emisionin “Ballkan Update”, ajo ka thënë se parashikon lëvizjen e qytetarëve nga vendet e treta.

Më konkretisht, Gremi ka thënë se shqiptarët përfitojnë lejet e qendrimit, pasi përbëjnë 60% të të huajve në Greqi. Sipas saj, vendi fqinj ka si qëllim të plotësojë vakumin për fuqinë punëtore.

“Ky vendim sqaron që të gjithë qytetarët e vendeve të treta në Greqi, pra “emigrantët”, duke përfshirë këtu dhe shqiptarët, të cilët përbëjnë 60% të të huajve në Greqi. Një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve në shtetin grek kanë mundësinë të lëvizin, të dalin dhe të hyjnë në Greqi nga 30 marsi dhe deri në fund të vitit 2024, pa ndonjë kufizim, mjafton që të kenë në fuqi vërtetimin e lejes, që kanë aplikuar për një qendrim fillestar ose një aplikim për një rinovim të lejeqendrimit. Ky vend është shumë i rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Tani pas pandemisë, i kanë dhënë një vëmendje digjitalizimit të proceseve për lejeqendrim, pati një vështirësi vitin e kaluar duke qene se u vonuan proceduarat dhe dolën disa lejeqendrimi të skaduara, por dhe vonesa në dorëzimin e lejeqendrimit. Këto kanë karakterizuar sistemin e dhënieve të lejeqendrimit në Greqi. Ajo që është më interesante do thoja unë, është fakti që në nëntor të 2023 u votua një ligj në shtetin grek, i cili kishte lidhje me legalizimin e shtetasve të huaj në Greqi, pavarësisht se dokumentat e tyre kishin skaduar, apo pjesërisht ishte një vërtetim pa patur mundësinë për një status për qendrimin.

Ky ligj i ri, i cili në radhë të parë ka si qëllim të plotësojë vakuumin si fuqi punëtore të vetë tregut treg. Pra, Greqia ka një problem serioz kryesisht me punëtorët që janë në sektorë prioritar për industrinë greke siç është turizmi apo bujqësia. Pra, kjo platformë u hap në shkurt të këtij viti dhe do të vazhdojë të jetë e hapur deri në shkurt të vitit 2024. Kush janë kërkesat për të aplikuar? Së pari, të ketë qene në Greqi deri më 30 nëntor të vitit të kaluar. E dyta, të ketë një document që vërteton që ka lejeqendrim në Greqi dhe kontrata me punëdhënësin. Kjo mjafton për të aplikuar për lejeqendrimi të përkohshme”, u shpreh Gemi./m.j

#Lejet #qendrimit #përfitojnë #shqiptarët #në #Greqi #Gemi #Qëllimi #është #të #plotësohet #vakumi #për #fuqinë #punëtore
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button