Sport

Humbja me Kilin/ Mario Mitaj magjeps drejtuesit bardhezi, mbrojtësi i Kombëtares është profili perfekt për Juventusin

Shqipëria zhvilloi një miqësore mbrëmë me Kilin ku humbi me rezultatin 0-3.

Por jo çdo gjë shkoi keq për kuqezinjtë, të paktën jo për njërin prej tyre. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Mario Mitaj. Ashtu siç pritej, në “Enio Tardini” të Parmës ka pasur disa vëzhgues të Juventusit.

Sipas “Tuttosport”, Mitaj i ka impresionuar drejtuesi bardhezi me performancën e treguar. Tashmë ai është kthyer në synimin e Juventusit dhe në merkaton e verës mund të ketë një ofertë për futbollistin. Kartoni i tij është i përballueshëm për “Zonjën” dhe me siguri mund të arrihet një marrëveshje mes palëve.

Kjo do ishte një mundësi shumë e madhe për një ndër yjet e Kombëtares shqiptare./m.j

#Humbja #Kilin #Mario #Mitaj #magjeps #drejtuesit #bardhezi #mbrojtësi #Kombëtares #është #profili #perfekt #për #Juventusin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button