Aktualitet

Rama: Nga qershori do ulim tatim-fitimin e të ardhurave për ata që kanë pagat më të larta

Qeveria ka në plan uljen e e tatim fitimit të të ardhurave për ata punonjës që kanë paga më të larta. E njoftoi vetë Rama sot në podcastin e tij ku kishte të ftuar disa të rinj sipërmarrës në fushën e turizmit.

“Kemi një projekt nga qershori do ta materializojmë për të ulur tatim fitimin e të ardhurave për ata që kanë pagat më të larta si punonjës. Një nga arsyet është se nuk mund ti vëmë ne më shumë taksa njerëzve nëse nuk i japim shërbime më të mira. Për këtë nivel shërbimesh sot për sot nuk mund të pretendojmë të vëmë më shumë taksa” tha Rama.

Historia 

Për të bërë një paralelizëm për raportin taksave të ulëta dhe cilësisë së ulët të shërbimit Rama tregoi historinë me policing në stadiumin Partizani kur ishte I vogël

Atëherë luante Partizani me 17 Nëntorin

“Një tifoz i Partizanit çohet e bërtet.

Dhe polici i thotë : Mos bërtit ulu!

Tifozi: Futboll është ky? Po kemi paguar biletë

Policia: 10 lekë ke paguar 10 lekë futboll do shohësh.

 

/f.s

#Rama #Nga #qershori #ulim #tatimfitimin #të #ardhurave #për #ata #që #kanë #pagat #më #të #larta
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button