Aktualitet

Harry Maguire: Jemi gati për të triumfuar në ‘Euro 2024’

Para ndeshjes të së shtunës, ku përballet Anglia dhe Brazili, Harry Maguire , mbrojtësi i Manchester United dhe skuadrës angleze, tha në një konferencë për shtyp se Anglia “është gati për Euro 2024”.

“E ndjej, e kuptoj, si grup jemi gati për të fituar”, ka nisur duke thënë anglezi. “Nëse duam të fitojmë Euron, duhet të jemi në gjendje të fitojmë me penallti. Këto turne bazohen në momente të mëdha”, shtoi ai, duke iu referuar humbjes së Anglisë në finalen e kampionatit të fundit europian, në penallti, ndaj Italisë, transmeton Sport.

Maguire foli edhe për eliminimin e Tre Luanëve në turneun e fundit, në të cilin anglezët u eliminuan nga Franca , në çerekfinale të Botërorit 2022. Një ndeshje që francezët e fituan 2-1 dhe në të cilën Harry Kane humbi një penallti. “Ndjej se ndeshja kundër Francës mund të kishte ecur në çdo mënyrë, por shkoi në rrugën e tyre. Kemi lojtarë për të dalë përpara në momente të mëdha. Duhet të jemi të përgatitur mendërisht”, ka thënë ai.

/ Sport/



#Harry #Maguire #Jemi #gati #për #të #triumfuar #në #Euro
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button