Aktualitet

Tragjedi/ Aksidentohet autobusi me turistë, dalin detajet e para

Një aksident tragjik ka ndodhur në Meksikë pasi një autobus që po transportonte turistë nga Guadalajara, ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë një shkëmbi.

Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e aksidentit, 18 persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Një autobus i një kompanie private që po transportonte turistë nga Guadalajara, në shtetin e Jalisco perëndim në Guayabitos u rrëzua duke rënë poshtë një shkëmbi,” në shtetin Nayarit, një destinacion i famshëm për plazhet e tij, në bregun e Paqësorit të Meksikës, shpjegoi Pedro Nunes, shefi i zjarrfikësve në zonë.

Në vendin e ngjarjes po kryhen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimave.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button