Aktualitet

“Do të merret i pandehur për 21 janarin”/ Braho: Berisha bëri presion që dosja të mos kalonte në duart e SPAK-ut

Ish-deputeti i PS, Spartak Braho i ftuar në emisionin “Breaking” me gazetaren Fiori Dardha në Top News, foli për dosjen e 21 janarit që tashmë do të merret nën hetim nga SPAK.

Braho akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha si përgjegjës për vrasjet e 4 protestuesve, duke u shprehur se kreu i Rithemelimit do të merret i pandehur si pjesë e zinxhirit komandues që urdhëroi që Garda të hapte zjarr.

Sipas ish-ligjvënësit, Berisha ka bërë presion që dosja e 21 janarit të mos hetohej nga SPAK.

Pavarësisht pirueteve që bën, edhe e majta në këtë rast që nuk ka qenë aktive. Por edhe këmbënguljeve të Berishës për të bërë presion për të arritur tek ai fakt që çështja të mos i drejtohet për hetim SPAK-ut. Por SPAK-u është i detyruar të hetojë. Materiali është voluminoz, por mendoj se SPAK-u i ka të gjitha mundësitë për ta zbardhur ngjarjen”- tha mes të tjerash Braho./m.j

#të #merret #pandehur #për #janarin #Braho #Berisha #bëri #presion #që #dosja #të #mos #kalonte #në #duart #SPAKut
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button