Aktualitet

Ministri shqiptar, kandidat për shef i NATO-s? Osmani: Kam disa rekomandime. Për mua, prioritet janë zgjedhjet

Bujar Osmanit, i është sugjeruar që pas mandatit si Ministër i Punëve të Jashtme në Kosovë të kandidojë për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s.

Lajmi u bë publik një ditë më parë nga TV21, duke iu referuar burimeve diplomatike. Ndërsa sot, vetë Osmani u përgjigj duke konfirmuar se ka rekomandime nga organizata ndërkombëtare, por pa treguar konkretisht cilat.

“Është e vërtetë se kam disa rekomandime për disa organizata ndërkombëtare, por tani jam i fokusuar në angazhimet e mia politike në vend”, tha ai.

Mbetet për t’u parë nëse Osmani do të tërhiqet nga karriera politike vendore dhe të kalojë në atë ndërkombëtare nëse nuk arrin të bëhet President i RMV-së.

Përndryshe, nuk ka asnjë proces formal për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. Anëtarët e Aleancës tradicionalisht arrijnë një konsensus se kush duhet të marrë detyrën e Sekretarit Gjeneral. Kjo procedurë shpesh zhvillohet përmes kanaleve diplomatike joformale, por edhe mund të kontestohet.

Aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s është Jens Stoltenberg, pasi më 4 korrik 2023 aleatët ranë dakord për t’ia zgjatur mandatin edhe për një vit, deri më 1 tetor 2024.

#Ministri #shqiptar #kandidat #për #shef #NATOs #Osmani #Kam #disa #rekomandime #Për #mua #prioritet #janë #zgjedhjet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button