Plas debati në studio, analisti-Lapajt: Pse ore, ti do t’i garantosh zgjedhjet e lira?

Drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj ka replikuar me analistin Neritan Alibali në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ për sa i përket sistemit zgjedhor dhe mbrojtjes së votës.
Lapaj duke e quajtur sistem të tmerrshëm për zgjedhjet e lira dhe të drejtat u shpreh se e vetmja garant është nëse shqiptarët do të bëhen së bashku dhe ta çajnë në mestë këtë marrëveshje të mazhorancës dhe Rithemelimit.
Lapaj :Kjo që po bëjnë ata do jetë mallkimi më i madh që po bëjnë ato parti politike. Se ky sistem i mbyllur sa i fortë dhe garant është për ata sot, aq dhe më i tmerrshëm ka për të qenë për ata nëse qytetarët e bëjnë plebishit dhe e çajnë përmes. Nëse qytetarët e këtij vendi bëhen bashke dhe e çajnë sistemin ka për të qenë për ata një mallkim i madh sepse nëse na i jepet mundësi ky vend nuk do të ketë qeveria pa hapur sistemin dhe pa realizuar ligjin për referendumet duke shkuar dhe në zgjedhje të parakohshme shpesh herë.
Alibali: Se mos thoni ju opozitarët një ditë pas zgjedhjeve që na i vodhën votat.
Lapaj: Do ndodh kështu siç po them unë por po folëm do e kemi të faktuar me prova para organeve kompetente. Nëse nuk e kemi me prova që vërtetojmë që është vjedhur, ky popull mëqaf e paç veten.
Alibali :Ti do më bësh thirrje që të vij të votojë çfarë mekanizmi ke për të mbrojtur votën.
/a.r
#Plas #debati #në #studio #analistiLapajt #Pse #ore #garantosh #zgjedhjet #lira
Java News