Sport

Trajneri i PSG i revoltuar me lojtarët: Po hedhim në kosh titullin, mjaft me merkato

PSG kryesues u mund nga Lorient 1-3 në kampionat. Me këtë rezultat, parisienët janë vetëm +5 pikë nga Marseille ndjekës dhe trajneri Galtier u duk tejet i revoltuar pas ndeshjes.

“Sigurisht që do të na duhet të analizojmë arsyet e këtij gabimi. Pyetja e vërtetë që duhet t’i bëjmë vetes është: çfarë duam të bëjmë me avantazhin e pikëve që kemi ndaj atyre që na ndjekin?

A duam të hedhim në kosh gjithçka të mirë që kemi bërë deri tani? Mendoni se jemi kampionë, por nëse nuk bëhemi kampionë, sa keq? Jo…  Ne kemi një titull për të ndjekur dhe boll më me merkato! Mos vazhdoni të flisni për të ardhmen e këtij apo atij lojtari“ – tha ai. Ligue 1 ka edhe 5 javë për të luajtur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button