Tech

Kinezët ndërtojnë ‘diellin’ e parë artificial

Kinezët aspirojnë të ndërtojnë një burim të pashtershëm energjie duke simuluar në kushte laboratorike procesin që mban gjallë yllin më të madh dhe më të ndritshëm në sistemin tonë diellor, diellin.

Kinezët po i afrohen gjithnjë e më shumë krijimit të “diellit artificial” të parë, duke udhëhequr garën e energjisë që do të çojë në zbutjen dhe shfrytëzimin e plotë të mekanizmit të shkrirjes bërthamore.

Në thelb, shkencëtarët në të gjithë planetin po përpiqen të simulojnë atë proces që i jep yllit më të madh dhe më të ndritshëm në sistemin diellor energjinë e pashtershme që prodhon. Me pak fjalë, përpjekja që po bëhet nga komuniteti shkencor në mbarë planetin është krijimi i një dielli artificial, i cili do të ketë aftësinë të prodhojë energji të pashtershme në kushte laboratorike.

Kështu, në mbrëmjen e 12 prillit, shkencëtarët kinezë krijuan një moment historik të ri në përpjekjet ndërkombëtare për të ndërtuar “diellin artificial” të parë përmes procesit të shkrirjes bërthamore.

Në thelb, kinezët thyen një rekord që mbanin vetë, duke arritur jo vetëm të krijonin kushte të ngjashme me ato që mund të hasni në një yll, si dielli, por edhe t’i mbanin ato për rreth shtatë minuta. Në veçanti, qendra kërkimore në Hefei arriti të mbante ‘gjallë’ diellin e saj artificial për 403 sekonda, kur rekordi i mëparshëm i vendosur në 2017 ishte vetëm 101 sekonda.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button