Aktualitet
Kapet kokainë me vlerë 10 milionë euro në Slloveni, arrestohet një shqiptar dhe një brazilian

Policia sllovene gjeti dhe sekuestroi një ngarkesë të madhe kokaine në portin e Koperit disa ditë më parë, në një anije që transportonte sojë nga Amerika e Jugut.
Policia konfirmoi sekuestrimin dhe tha se dy të huaj janë në paraburgim. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia sllovene e lajmeve Sta.
Dy të arrestuarit, një shtetas brazilian dhe një shtetas shqiptar, mbërritën në port me jet ski përtej lumit Rizana.
Sipas medias sllovene, kokaina në tregun e zi kap vlerën e rreth 10 milionë eurove.
/f.s
#Kapet #kokainë #vlerë #milionë #euro #në #Slloveni #arrestohet #një #shqiptar #dhe #një #brazilian
Java News