Aktualitet
Sulmohet seksualisht një grua në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më datë 17.03.2024, në Podujevë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
#Sulmohet #seksualisht #një #grua #në #Podujevë #arrestohet #dyshuari
gazetablic.com