Dakordësia/ ‘Po bëni cirk’, plas debati në studio mes analistit Lita dhe Telitit: ‘Hëngrët’ karamelen e Ramës

Marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit ka sjellë debate mes të ftuarve në ‘5 pyetje nga Babaramo’ ne Report TV anëtar i Këshillit Kombëtar në PD ka debatuar me kreun e lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj dhe me gazetarin Flogert Muça.
Teliti: Qytetarët e kanë kërkuar që ai që është kryeministër të respektojë rregulloren e Kuvendit, për të gjithë deputetët që t’u jepet koha e mjaftueshme për të folur. Që të ngrihet çdo komision që kërkojnë 35 deputetë. Komisionet hetimore i janë mohuar, fjala u është mohuar, përfaqësimi në komisionin e Reformës Zgjedhore është mohuar.
Muça: Bardhi iu thotë tijve ligji është shumë i mirë…
Tëliti: Nuk e ka thënë
Teliti: Bylykbashi këto ditë do prezantojë të gjithë filozofinë për reformën zgjedhore.
Lapaj: A jeni për lista të hapura?
Teliti: Pazar do të thotë që ne po shesim diçka, çfarë po shesim dhe çfarë po blejmë?
Lita: Shisni opozitën, revolucionin, mosbindje, qeveri teknike dhe tani po na dilni me dy komisione. Ju keni thënë njerëzve revolucione mosbindje civile, është një cirk i madh, i zoti i cirkut nxjerr karamele nga xhepi dhe zbut deputetët.
Teliti: Është turp që na shohin njerëzisht kështu, më thuaj çfarë po shesim dhe çfarë po blejmë?/m.j
#Dakordësia #bëni #cirk #plas #debati #në #studio #mes #analistit #Lita #dhe #Telitit #Hëngrët #karamelen #Ramës
Java News