Aktualitet

Aksident në Fier: Makina përplas qytetarin me biçikletë, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen “ Sheq i Madh” në Fier ku një person që po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një makinë duke e lënë të dëmtuar.

Pas aksidenti, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit.

U mësua se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe kapjen e autorit./m.j

#Aksident #në #Fier #Makina #përplas #qytetarin #biçikletë #shoferi #largohet #nga #vendngjarja
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button