Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve për kujdes teksa kryeqyteti është përfshirë nga reshje të dendura të shiut.
Veliaj u ka kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se ekipet janë në terren për çdo emergjencë.
Tirana dhe e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë në numrat ☎️ 112 dhe 0800-0888. Të kujdesemi për njëri-tjetrin.
“Këto 3 ditë parashikohen plot shi e stuhi, ndaj të evitojmë lëvizje të panevojshme e të bashkëpunojmë me emergjencat civile dhe Bashkinë në numrat ☎️ 112 dhe 0800-0888 në rast nevoje”, shkruan Veliaj
/a.r
#Reshjet #dendura #të #shiut #në #Tiranë #Veliaj #apel #qytetarëve #Të #evitojmë #lëvizje #të #panevojshme
Java News