Aktualitet

Projekti për Sazanin/ Kryebashkiaku i Vlorës, Dredha: Synimi është të zhvillojmë pa prishur

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha, është deklaruar në lidhje me projektin e Sazanit, i shumë diskutuar ditët e fundit.

Ai u shpreh se mirëpritet çdo projekt i cili siguron zhvillimin e qendrueshëm dhe ndihmon ekonominë e qytetarëve.

“Duam sa më shumë investime në qytet. Duam të rrisim edhe numrin e investimeve. Duam të zhvillojmë qytetin në një mënyrë të qëndrueshme. Synimi është të zhvillojmë pa prishur. Mirëpresim çdo gjë që ndihmon ekonominë e qytetarëve”, tha ai.

New York Times raporton se ishulli i Sazanit, dikur kishte një bazë e fshehtë ushtarake, do të kthehet në një destinacion luksoz turistik.

Sipas medias prestigjoze, përfitues i lejes është dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, i cili prezantoi në rrjetin social “X” planet e investimeve për ndërtimin e pronave luksoze në Shqipëri dhe Serbi.

/f.s

#Projekti #për #Sazanin #Kryebashkiaku #Vlorës #Dredha #Synimi #është #të #zhvillojmë #prishur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button