Aktualitet
I sulen një tufë e qenve endacakë, polici në Vushtrri shkrep armën për t’i shpëtuar sulmit

Një polic në Vushtrri ka përdorur armën e zjarrit për ta shmangur sulmin nga një tufë e qenve endacakë. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e së dielës.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, teksa ka thënë se nga shkrepja e armës nuk është rrezikuar askush.
“Vushtrri 17.03.2024-09:38. Një zyrtar policor është sulmuar nga një tufë e qenve endacakë dhe për ti shpëtuar sulmit dhe lëndimit ka qenë i detyruar të përdorë armën zyrtare, me ç’rast kishte shkrepur një plumb. Nga shkrepja e armës nuk është rrezikuar askush”, thuhet në njoftimin e PK’së.
#sulen #një #tufë #qenve #endacakë #polici #në #Vushtrri #shkrep #armën #për #shpëtuar #sulmit
gazetablic.com