Aktualitet

Shpërthimi në Lushnje, SPAK çon në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave të sigurisë

Prokuroria e Posaçme ka çuar në GJKKO kërkesën për rivlerësim të masave të sigurisë që ka caktuar Gjykata e Fierit.

Bëhet fjalë për shpërthimin në kapanonin e Lushnjes, ku humbën jetën babë e bir që po punonin me vinç e u plagosën 7 persona mes tyre edhe deputetin e PS-së, Bujar Çela, i cili ndodhej në biznesin e tij.

Në pranga ka përfunduar Leonard Gjini, që u arrestua me akuzën e “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, me pasoja të rënda”.
Gjini ishte sipërmarrësi që do të kryente punimet në magazinë.

Ndërkaq janë pezulluar nga detyra:

1-Robert Kola kryeinspektori i IMT Lushnjë
2- Miklovan Petro jurist i IMT Lushnjë
3- Eugert Sina inspektor i IMT Lushnjë
4- Kudret Sula inspektor i IMT Lushnjë
5- Ilmi Uku inspektor i rajonit nr 5 Bashkia Lushnjë

Ndërsa për deputetin, Bujar Çela, nuk ka ende një akuzë zyrtare.

/a.r

#Shpërthimi #në #Lushnje #SPAK #çon #në #GJKKO #kërkesën #për #rivlerësim #të #masave #të #sigurisë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button