Burrë e grua u shuan në një ditë, kush janë viktimat e aksidentit tragjik në Tepelenë

Dalin fotot e tre nga katër viktimat e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën Tepelenë Memaliaj.
Në aksidentin tragjik u përfshinë tre makina. Bilanci i zi i aksidentit është katër viktima dhe dy të plagosur.
Viktimat janë:
Ladi Bega 62 vjeç drejtues i makinës Toyota
Lefteri Bega, 57 vjeç, bashkëshorte e Ladi Begës, pasagjere ne makinën Toyota
A.Bega, rreth 85 vjeçe, pasagjere në makinën Toyota, e afërme e çiftit, nuk dihet ende lidhja konkrete me Ladi dhe Lefteri Begajn
Riza Rapaj, 42 vjeç, drejtues i makinës Benz
Po ashtu, janë plagosur Andi Shkurta, drejtues i mjetit tip “BMW” të përfshirë në aksident, si dhe bashkëshortja e tij.
Makinat e përfshira në aksident janë Mercedes-Benz me targa AB314JG, Toyota dhe BMW me targë AA212JL.
Nuk dihet ende shkaku i aksidnetit. Sakaq mësohet se makina tip Toyota ku vdiqën të tre personat që ndodheshin në të, anëtarë të një familjeje u godit nga para nga autovetura Benz dhe nga pas nga autovetura BMW .
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/a.r
#Burrë #grua #shuan #në #një #ditë #kush #janë #viktimat #aksidentit #tragjik #në #Tepelenë
Java News