Aktualitet
Osmani viziton Lipjanin, do të takohet me kryetarin e komunës

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme do të vizitojë komunën e Lipjanit, me ç’rast do të ketë një sërë aktivitetesh.
Ajo në orën 13:00, do të pritet në takim nga kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti. Rreth 45 minuta më vonë pritet që të dy të deklarohen për media.
Pas kësaj, Osmani do të vazhdojë me aktivitete të tjera, duke takuar gra e të rinj, komunitetet joshumcë dhe biznese të komunës së Lipjanit, njofton presidenca.
#Osmani #viziton #Lipjanin #të #takohet #kryetarin #komunës
gazetablic.com