Soni Malaj flet për të bijën: Ëndërr e kam të bëhet artiste, por asaj i pëlqen sporti shumë

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj sot ka qenë e ftuar në emisionin “SOL” në Klan Kosova, ku ka folur për çështje të ndryshme.
Ajo ndër të tjera si rrallëherë foli edhe për vajzën e saj, për të cilën tha se është me këmbë në tokë dhe se nuk është e llastuar.
Soni tha për të bijën se e ka ëndërr që ajo të bëhet artiste, por u shpreh se vogëlushja e do shumë sportin, njofton Klankosova.tv.
“Kam një vajzë të mrekullueshme, me këmbë në tokë, nuk është e llastuar, është shumë sportive, këndon shumë bukur”.
“Ëndërr e kam të bëhet artiste, pavarësisht se është në një ekip volejbolli, është 12-vjeçare, ka ndeshje çdo javë, i pëlqen sporti shumë”, u shpreh tutje ajo.
#Soni #Malaj #flet #për #të #bijën #Ëndërr #kam #të #bëhet #artiste #por #asaj #pëlqen #sporti #shumë
gazetablic.com