Aktualitet

Eni Çobani: Askush nuk ka të drejtë të gjykojë jetën e dikujt

Ngritja e problematikave të ndryshme në”Shihemi në Gjyq” ka ngjallur shpeshherë reagime të forta në rrjetet sociale, disa prej të cilave jo gjithnjë pozitive. Në fjalën e saj hapëse, veç urimit për muajin e Ramazanit, ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani u ndal edhe në këtë pikë.

Çobani u shpreh se i është dashur të fshijë komente në rrjetet e saj sociale dhe tërhoqi vëmendjen për të bërë kujdes me frazat që përdoren kundrejt të pranishmëve në seancat e ndërmjetësimit.

Eni Çobani: Ka qenë një javë që mua më ka marrë kohën më të madhe në rrjetet sociale. Më është dashur kthej përgjigje, më është dashur, pse jo, dhe të fshij komente. Për këtë iu drejtohem gjithsecilit nga ju, të bëjmë kujdes kur flasim kundrejt njerëzve apo protagonistëve të seancave të ndërmjetësimit. Këta që vijnë deri këtu janë për t’u falenderuar, jo për t’u gjykuar.

Asnjëri nga ne nuk ka në ndorë të drejtën për të folur dhe gjykuar mbi jetën e shqiptarëve. Gjithsecili nga këta e dinë vetë hallin dhe problematikën në familjen e tyre por ata marrin përsipër, me kurajë dhe besim, vijnë përpara jush për të thënë të vërtetat e shpirtit të tyre dhe jo për t’i gjykuar ju. Asnjëri nga ju nuk do ketë më të drejtë të gjykojë jetën e asnjërit.

#Eni #Çobani #Askush #nuk #të #drejtë #të #gjykojë #jetën #dikujt
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button