Sulmohet baza ushtarake, vriten 7 ushtarë, përgjegjësinë e merr grupi militant

Shtatë ushtarë pakistanezë humbën jetën dhe 17 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi terrorist në një bazë ushtarake në provincën veriore të Uaziristanit.
Sipas të dhënave paraprake nga dëshmitarët në zonë, terroristët përplasën një makinë bombë me hyrjen e bazës ushtarake për t’u futur më pas brenda dhe qëlluar ushtarët që ndodheshin aty.
Ushtria nuk tregoi se cili grup militant e kreu këtë sulm. Megjithatë, përgjegjësinë e mori grupi i porsakrijuar militant, Jaish-e Fursan-e Muhammad.
Liderët e Pakistanit, presidenti Asif Ali Zardari dhe kryeministri Shehbaz Sharif, e dënuan sulmin dhe deklaruan se kundërpërgjigjja ndaj militantëve do të jetë më e fortë se kurrë.
/a.r
#Sulmohet #baza #ushtarake #vriten #ushtarë #përgjegjësinë #merr #grupi #militant
Java News