Aktualitet
Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Mbi 31 mijë të vrarë që nga 7 tetori

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se 92 persona janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të vrarëve që nga 7 tetori në 31 mijë e 645 palestinezë.
Sipas kësaj ministrie, gjithsej 130 persona janë plagosur në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilëve ka arritur në 73 mijë 676, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Shumë nga viktimat mbeten të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë”, ka shtuar ministria në njoftimin e saj.
Ndërkaq, kjo ministri nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe civilëve në të dhënat e saj.
#Ministria #Shëndetësisë #në #Gaza #Mbi #mijë #të #vrarë #që #nga #tetori
gazetablic.com