“S’ka asnjë detyrim, mos u shqetëso”, mjeku Prifti publikon sërish përgjimet e SPAK ndaj tij: Kam thënë se…
Kardio-kirurgu Edvin Prifti, i akuzuar për korrupsion dhe fshehje pasurie ka publikuar sërish në rrjetin social “Facebook”, një pjesë nga dosja hetimore e tij në SPAK.
Në këtë pjesë mjeku tregon një tjetër komunikim me një qytetar, përgjime të cilat sipas tij i janë mbajtur sekret nga Prokuroria e Posaçme.
Sipas tij është tentuar të infiltrohen persona për të inskenuar dhënie parash si dhe janë bërë plane për ekzekutimin fizik të mjekut dhe të fëmijëve të tij të mitur.
“Pergjim zyrtar Spak 2021, Nr.2 Ne vazhden e autohetimit qe po i bej vetvetes dhe pergjimeve te furnizuara nga Spak qe mu mbajten sekret hetimor per tre vjet po ju paraqes nje rast te dyte se si ju jam pergjigjur njerezve te ndryshem ne nevoje. Mesa duket nuk e kam thene mjaftueshem qe ne Qsut ska asnje detyrim financiar?!
Gjithshka do jua evidentoj ne menyren me transparente te mundshme. Kam hequr numrin e telefonit te bashkebiseduesit si dhe emrin per etike! Te tjera pergjime se si tentohej te infiltrohen kriminele per te inskenuar dhenie parash, apo plane per ekzekutimin tim fizik dhe te femijeve te mi te mitur do ju jepen ne vazhdimesi. Sigurisht vrasja apo tentativa per vrasje nuk eshte kompetence e Spak, prandaj qe nuk eshte hetuar mesa duket?”, shkruan Prifti.
Pjesë nga përgjimi
-Shiko më marrin nga Shkodra do miq të mi të cilët janë shumë dashamirës për atë që bën një punë të mirë, ai më pyeti një herë në radhë të parë cili është më i miri dhe ti e din kë zgjodha unë për valvul.
-Normale, normale
-Nesër me mi pru letrat, por po kam qef me operu aty tek ti në spital, dhe atë shpërblimin e ke maksimal.
-Po jo more o burri dheut s’bëhet fjalë
-A t’i them t’i bien nesër letrat, a i ke ba koronaret
-S’ke asi lloj detyrimi mos u shqetëso fare
-Janë dai ata s’janë kështu peco groso
-Shpërblimi ynë më i mirë është kur shpëton
-Kur je, në çfarë ore je ma mirë që t’i thom
-Dëgjo në daç sille edhe pacientin ti ku di unë
-Jo i thashë bjer dokumentet, bjer dokumentet i thashë
-Po në mëngjes mo, në mëngjes.
-Dakord jam, s’mund t’i them me pru pacientin pa u pa me ty, si po i them unë
-Më sill dokumentacionin edhe
-Patjetër, patjetër mirë zemër, të falënderoj shumë…bisedë pune…
-Pa merak, as i lloj detyrimi thuaj atyre mirë
-Të falënderoj shumë.
/a.r
#Ska #asnjë #detyrim #mos #shqetëso #mjeku #Prifti #publikon #sërish #përgjimet #SPAK #ndaj #tij #Kam #thënë #se..
Java News