Aktualitet

Islandezi në fokusin e Juventus: Nuk i dihet të ardhmes, do ishte bukur!

Genoa sfidon këtë të dielë Juventusin në transfertë teksa kuqeblutë, shpresat i mbajnë tek sulmuesi Albert Gudmundsson. Islandezi i ka shënuar bardhezinjve golin e parë me fanellën e Genoas dhe do të tentojë t’i ndëshkojë sërish, si një formë edhe për t’i rënë më shumë në sy drejtuesve torinezë që e kanë një alternativë për merkaton e verës. 26-vjeçari i pyetur për një transferim te Juventus nuk jep detaje, por thekson se kurrë nuk mund të thuash kurrë.

“Golin e parë me fanellën e Genoas ia kam shënuar pikërisht Juventusit dy vite më parë në Marassi. Ishte shumë emocionuese, më pas iu kam shënuar edhe në këtë sezon në ndeshjen që luajtëm në shtëpi. Megjithatë, për mua e rëndësishme është që skuadra të marrë rezultatin, objektivi personal vjen i dyti.

Një e ardhme te Juventus së bashku me Koopmeiners si në kohët e AZ Alkmaar? Në futboll kurrë mos thuaj kurrë. Unë nuk e di rrugën që do të ndjekë Koopmeiners, madje për momentin nuk e di as të ardhmen time. Por, sigurisht që do të ishte shumë bukur të luanim sërish bashkë, ai është një lojtar fantastik”, u shpreh Gudmundsson.



#Islandezi #në #fokusin #Juventus #Nuk #dihet #të #ardhmes #ishte #bukur
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button