Aktualitet

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se ka shkatërruar dhjetëra dronë në disa rajone

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se forcat e saj kanë shkatërruar dhjetëra dronë në disa rajone anembanë vendit.

Sulmi më i madh ndodhi në rajonin jugor rus të Krasnodarit, ku u vu në shënjestër një rafineri nafte.

Në Ukrainë, zyrtarët raportojnë për sulme të reja ajrore ruse në qytetin port të Odesës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet e Krasnodarit thanë se 17 dronë ishin lëshuar kundër rafinerisë së naftës në Slavyansk-on-Kuban dhe ishin neutralizuar, por sipas tyre njëri shkaktoi zjarrin teksa ra.

Nuk raportohet për të vdekur si pasojë e zjarrit, i cili tashmë është shuar.

“Katër dronë u kapën gjithashtu në rajonin Yaroslavl në veri të Moskës”, njoftoi tutje ministria e mbrojtjes.



#Ministria #ruse #Mbrojtjes #thotë #shkatërruar #dhjetëra #dronë #në #disa #rajone
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button