Tragjike/ Të zhveshur brenda makinës, çifti i të rinjve gjenden të vdekur në garazh

Një çift të rinjsh në Itali janë gjetur të vdekur në një garazh në Secondigliano, lagje periferike në Napoli.
Sipas mediave të huaja, kufomat e tyre i gjeti babai i djalit 24-vjeçar brenda një makine ku ata ndodheshin.
Në momentin që u gjetën të pajetë, ata ishin të zhveshur, të shtrirë në një nenjëse dhe dyshohet se kanë humbur jetën nga tymi i lëshuar nga makina.
Kjo skenë zhyti në dëshpërim absolut babanë e viktimës, Vincenzo Nocerino, një djalë 24-vjeçar.
Zbulimi u bë mëngjesin e sotëm në orën 8.30 kur ai ngriti grilat e garazhit në via Fosso de Lupo në Secondigliano.
Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./m.j
#Tragjike #Të #zhveshur #brenda #makinës #çifti #të #rinjve #gjenden #të #vdekur #në #garazh
Java News