Aktualitet

“Duhet njësi dronësh për kapjen e kriminelëve”, eksperti: 2 arsyet pse përdoren snajperët në atentate

Eksperti kriminalist Artan Rexhepi duke folur në emisionin “Fact Check” propozoi ngritjen e njësive të dronëve për identifikimin e autorëve. Duke komentuar operacionin “Sundimi i Ligjit” në Durrës, ku u zbulua shtëpia e një poeti që ishte kthyer në bazë krimi, Rexhepi vuri në dukje se me bllokimin që ka trafiku krimi mund t’i shpëtojë policisë, prandaj duhet të përdoren drone.

Duhet një njësi dronësh, të merren pika probabël, ndoshta bëhet edhe me programim që ngrihen në mënyrë automatike. Në këtë bllokim trafiku, krimi mund të iki pa pikë problemi. Droni s’e kap, por e identifikon. Të jetë mbështetës si në rastin konkret. Ka edhe drona me face ID që të identifikojnë fytyrën. Pa teknologji nuk ka, krimi po ecën ka para”.

Rexhepi u ndal po ashtu në aksionin e zhvilluar nga policia në Vlorë, ku u zbuluan dy baza armatimesh në Babicë, ku u gjetën snajpera, maska dhe pistoleta celularë. Sipas Rexhepit snajperat përdoren për dy arsye, sepse nuk ngelet gëzhoja, dhe qëllojnë në largësi objektivin.

Problemi qëndron, që fakti që e kanë patur si bazë armatimi, duhet të jenë përdorur më shumë se një herë dhe policia ka zbuluar një thesar. Këto armë janë gati për përdorim të menjëhershëm. Përdorimi i snajperëve bëhet për dy arsye, e para nuk ngelet gëzhoja, vetëm nëse ngelet predha, dhe e dyta është pamundësia për t’iu afruar objektivit. Por kërkon profesionistë, sepse jo çdokush di ta përdorë snajperin”.

I ndalur te atentati në Grudë, eksperti shprehet:

Flitet edhe për një inskenim të ngjarjes, nuk e di sa të jetë e vërtetë. Nuk e di në ç’masë janë të dëmtuar viktimat, sepse s’mund të bëjnë atentat për të dëmtuar veten. Nëse flasim për profesionalizëm kriminal, ai vetëm profesionalizëm nuk quhet. Kam frikë mos është kryer me gaz makine ai shpërthim, ose me eksploziv”.

/f.s

#Duhet #njësi #dronësh #për #kapjen #kriminelëve #eksperti #arsyet #pse #përdoren #snajperët #në #atentate
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button