Aktualitet

“Iku dhe tumori i tretë”/ Deputetja dhe aktorja e njohur fiton betejën me kancerin: Uroj të jetë i fundit…

Aktorja e njohur dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi mposhti me sukses, për herë të tretë tumorin.

“Po kthehem me fitoren e tretë”, shprehet ajo në fjalët e para publikisht pasi doli me sukses nga operimi.

“Në situata të tilla jemi krejt të barabartë. Njerëz të thjeshtë prej trupi, shpirti e zemre”, thotë Adriana pasi u zgjua nga një andërr e keqe, siç e quan ajo.

Aktorja ka falenderuar të gjithë për fjalët e mira dhe specifikisht miqtë dhe familjarët e saj të afërm./vizionplus.tv

E plotë:

Nuk mund të mos a mbaj premtimin. Po kthehna!
Me fitoren e tretë.

Prej ditës kur ju informova për sfidën tem të re, telefoni nuk u ndalë prej mesazheve e telefonatave.

Vazhdimisht jam prezente në klinika e spitale të ndryshme. Kur shkoj e takoj prindë të pashpresë për fëmijët e tyne, ju jap motiv e tentoj me i gjetë fjalët ma të duhuna që ia ngrohin zemrën një prindi në ato çaste.

Tash e di dhe vet sa peshë paska prezenca e fjalët e ngrohta.
Në situata të tilla jemi krejt të barabartë. Njerëz të thjeshtë prej trupi, shpirti e zemre.

Sot po ndihem ma mirë. Iku dhe tumori i tretë. U zgjova ma në fund edhe prej një andrre të keqe.

Kur e pashë interesimin e përkrahjen e të gjithëve ju, u binda që kam ma ia dalë prapë.
Uroj të jetë sfida e fundit në lidhje me shëndetin.

Falenderoj Zotin që pranoi lutjet tona, e më drejtoi si gjithmonë tek doktorë profesionistë të cilët ma shpëtojnë jetën qe disa herë.
Falenderoj mikeshën time Sellma Dubova, një feministe e punëtore e pashoqe për krejt ata që e njohin.
Falenderoj dr. Hetem Ramadanin për krejt këshillat qysh me e mbrojt shëndetin e me ngritë imunitetin me disiplinën ditore.
Falenderoj zemrën tem, shoqen tem që këto ditë ka qëndru afër meje.

Vali përjetësisht të jam mirënjohëse.
Rina Zeka për krejt ato mesazhe t’omla e motivuese, t’du yll.

Gjunjëzohem para dashnisë tuaj t’pastër.
Ashtu qysh premtova, unë po kthehna.
Shihemi së shpejti…
Ju dua ❤️

 

/f.s

#Iku #dhe #tumori #tretë #Deputetja #dhe #aktorja #njohur #fiton #betejën #kancerin #Uroj #të #jetë #fundit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button