Aktualitet

Hiqen shkrimet cirilike, Kosova vendos tabelat zyrtare në shqip të rrugëve në veri

Qeveria e Kosovës ka vendosur tabelat zyrtare të rrugëve, edhe në veriun e vendit. Këtë e njofton Lëvizja Vetëvendosje, duke e shoqëruar informacionin edhe me një video të publikuar në rrjetin social, Facebook.

“Në veri: Hiqen shenjat serbe, vendosen shenjat zyrtare të vendbanimeve në Kosovë”, shkruan Lëvizja Vetëvendosje. Më herët tabelat ishin vetëm në serbisht, por të shkruara në latinisht dhe në gjuhën cirilike.

Për këtë arsye dhe janë hequr, për t’u vendosur ato zyrtare, fillimisht në shqip dhe më pas edhe në serbisht. Ndërkohë, më herët janë hequr edhe tabelat e komunave në veri të Kosovës, të cilat ishin vetëm në gjuhën serbe, për t’u zëvendësuar me ato zyrtare. Gjithashtu janë hequr edhe flamujt serbë në këto komuna, për të vendosur atë të Kosovës.

/f.s

#Hiqen #shkrimet #cirilike #Kosova #vendos #tabelat #zyrtare #në #shqip #të #rrugëve #në #veri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button