Aktualitet

“Dosja Dumani mbush 1 vit”, SPAK kërkon dhe tre muaj hetime për 32 personat. Çështja ndahet në dy pjesë

Prokuroria e posaçme SPAK, ka vendosur të shtyjë me 3 muaj të tjerë hetimet për një nga dosjet më të rëndësishme, që ka për momentin në tavolinën e punës.

Bëhet fjalë për çështjen “Dumani”, ku për momentin janë proceduar 32 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

“Ora News” mëson se prej 18 Majit 2022, SPAK, nuk ka mundur të përfundojë të gjitha veprimet hetimore ndaj 20 të arresturve dhe 12 personave të tjerë që janë shpallur në kërkim.
I vetmi që është dërguar në gjyq dhe dënuar nga gjykata me 2.4 vite burgim për akuzën e “Korrupsionit pasiv”, është ish-shefi i Sektorit të Hetimit të Krimeve në Policinë e Elbasanit, Leonard Palushi.
Për shkak të numrit të madh të personave të proceduar dhe volumit të ngjeshur të dosjeve të vjetra, tre prokurorët e çështjes e kanë pasur të pamundur të përfundojnë hetimet brenda afatit 1 vjeçar.

  1. Besjan Xhixha, 31 vjeç

Të arrestuar jashtë nga Policia

  1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
  2. Leonard Palushi, 41 vjeç
  3. Gentian Sharra, 48 vjeç
  4. Fatos Gosa, 54 vjeç
  5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
  6. Petrit Qoli, 51 vjeç
  7. Agron Qoli, 52 vjeç
  8. Agron Qafa, 48 vjeç
  9. Asllan Plaku, 30 vjeç
  10. Eljo Bitri 37 vjeç
  11. Agim Gjini 49 vjeç

Vijojnë të jenë në kërkim

1.Festim Qoli,
2.Alban Bengasi,
3.Ervis Martinaj,
4.Elvin Merlika
5.Alket Xhixha

  1. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),
    7.Agron (Kamber) Mehja,
  2. Aleks Çela alias (Tom Qorri),
  3. Talo Çela,
    10.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),
  4. Florenc Çapia
  5. Abedin Mama (Dine Çami)

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button