Aktualitet

Dhjetëra viktima e qindra të plagosur/ Shpërthimi i pajisjeve të komunikimeve në Liban, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mban takim urgjent

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po mban një takim urgjent lidhur me shpërthimet e pagerëve në Liban.

Mediat shtetërore dhe zyrtarët e grupit militant thanë se telekomandat shpërthyen në Bejrut dhe pjesë të tjera të Libanit të mërkurën në një valë të dytë sulmesh që synonin pajisjet një ditë pasi pajierët e përdorur nga Hezbollahu u hodhën në erë, shkruan Sky News.

Të paktën 20 njerëz u vranë dhe më shumë se 450 u plagosën në valën e dytë, tha Ministria e Shëndetësisë.

Sulmet – të cilat besohej gjerësisht se ishin kryer nga Izraeli duke synuar Hezbollahun, por gjithashtu kanë vrarë civilë – kanë ngritur frikën se konflikti i zier i të dy palëve mund të përshkallëzohet në luftë gjithëpërfshirëse.

#Dhjetëra #viktima #qindra #të #plagosur #Shpërthimi #pajisjeve #të #komunikimeve #në #Liban #Këshilli #Sigurimit #të #OKBsë #mban #takim #urgjent
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button