Shëndeti

Fier/ Shtohen rastet e sëmundjeve renale

Numër i shtuar i sëmundjeve renale në Fier.

Statistikat e këtij viti flasin për një situatë alarmante. Vetëm përgjatë muajit shkurt të këtij viti janë të evidentuar 200 raste të pacienteve të cilët kryejnë hemodializën, si dhe 79 pacientë që kanë nevojë për transplant renal. Doktore e Shkencave për sëmundjet e veshkave në Poliklinikën Fier, Merita Alimadhi, është shprehur se shkak i kësaj situate është neglizhenca e pacientëve për një përkujdesje dhe kontroll ndaj veshkave. Janë të shumta shkaqet që çojnë pacientët deri në keqfunksionim të veshkave, që janë: jeta sedentare, kequshqyerja, përdorimi i alkoolit, duhanpirja etj.

Ky muaj është edhe muaji i sensibilizimit të popullatës për të pasur një kujdes të shtuar ndaj veshkave. Doktore e shkencave renale ka percjellë për të gjithë komunitetin mesazhin e kujdesit ndaj sëmundjeve të veshkave.

Faxweb.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button