Aktualitet

Kush do ta marrë vulën Basha apo Berisha? Kreshnik Spahiu: Amerikanët vendosin!

Ndërsa beteja për vulën dhe logon e Partisë Demokratike vijon në dyer e gjykatave, Kreshnik Spahiu thotë se do të jetë ndikimi amerikan që do të përcaktojë se kujt do t’i jepet vula, Bashës apo Berishës. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, Spahiu tha se nëse deri në verë do të emërohet ambasadori i ri amerikan, gjasat janë që vulën, ta marrë Basha.

“SHBA-të nuk dëshirojnë që vulën dhe logon t’ia lënë Sali Berishës. Amerika do të investojë në një parti demokratike të re, me një lider të ri politik, të pa implikuar me Sali Berishën.

Në momentin që ambasada amerikane dhe përfaqësuesit amerikanë kanë qenë në gjykatë, gjykata ka prishur vendimin e Agron Zhukrit duke favorizuar Lulzim Bashën. Në momentin që Yuri Kim është larguar dhe nuk ka ambasador, prezenca diplomatike amerikane në Shqipëri, është zbehur. I dërguari me punë apo zv/ambasadori nuk mund të ketë kompetencat e ambasadorit. Aty ku Rama pati njerëzit e tij në gjykatën e lartë, u mor një vendim pro Berishës.

Po të jetë për Ramën, ai do të zgjidhte që vula të mos i jepet asnjërit, të zvarritet procesi deri në pafundësi, ose mundësia e dytë t’i jepet Sali Berishës. Amerikanët insistojnë që vulën të mos e marrë Berisha, sepse e shikojnë PD si një aset kombëtar dhe jo si një pronë të një individi. E shikojnë edhe si një investim për të balancuar dhe forcuar pluralizmin politik. Ndaj nuk mund të lejojnë që një individ i caktuar të dëmtojë të gjithë rregullat e demokracisë.

Nëse nuk vjen ambasadori ri, nuk është çudi që vula të shkojë në xhepin e Sali Berishës. Nëse vjen ambasadori, që gjasat janë që në verë të jetë emëruar, mendoj që vula do t’i mbetet Bashës, si një investim jo për 2025 po për më tutje.

Unë mendoj që Basha nuk do të ketë një rezultat shumë të madh në 2025 por nëse do të mbijetojë, qoftë edhe me një grup të vogël parlamentar, atëherë jam i bindur se mund të jetë një projekt i të ardhmes”, u shpreh Spahiu./m.j

#Kush #marrë #vulën #Basha #apo #Berisha #Kreshnik #Spahiu #Amerikanët #vendosin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button