Juli tregon në detaje si u prangos në Shtërpcë dhe pse e mbyllën në qeli

Juliana Nura, ish-banore në Big Brother VIP Kosova, ka treguar në detaje se si u prangos nga policia në ditën e Pavarësisë.
Ajo ka zbuluar në “Kosova today” se derisa po shkonte në Brezovicë ku ishte e ftuar për një fjalim motivues, është ndaluar nga policia.
Siç tha ajo, pjesëtarët e policisë ishin të nacionalitet serb, të cilët edhe e kanë prangosur atë dhe e kanë dërguar në një qeli brenda stacionit të policisë në Shtërpcë.
“Vendosa të shkojë në Brezovicë dhe pak pa arritur lart, më ndaluan disa policë të veshur me uniformën e policisë së Kosovës të nacionalitetit serb. I përshëndeta, por ky person nuk ma ktheu përshëndetjen. Më tha ndaloje makinën, nuk e kuptoja mirë sepse fliste serbisht.
Mora telefonin për ta kontaktuar personin që më kishte bërë ftesë, dhe polici vjen e ma merr telefonin nga dora dhe ma hodhi. Në atë moment, i thash ‘a je normal ti?’. Pastaj ky polic ma vendosi dorën tek fytyra ime dhe më tha ‘të shqyej’”, u shpreh Juli./Klankosova/
#Juli #tregon #në #detaje #prangos #në #Shtërpcë #dhe #pse #mbyllën #në #qeli
gazetablic.com