Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Këshilli i Europës mision në Shqipëri, takim me trupat e KQZ, KAS dhe Komisionin Rregullator

Një mision parazgjedhor i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) po zhvillon një vizitë në Shqipëri, në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sot, delegacioni i PACE zhvilloi një takim të përbashkët me të tre trupat e KQZ-së: Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) dhe Komisionin Rregullator.

Sipas kryekomisionerit Celibashi, gjatë takimit, u prezantua tabloja e përgatitjeve të procesit zgjedhor, ecuria e procesit të regjistrimit të votuesve nga jashtë, organizimi dhe administrimi i procesit zgjedhor brenda vendit, masat për informimin dhe edukimin e zgjedhësve, me fokus te pakicat kombëtare, gratë, votuesit për herë të parë dhe grupet e margjinalizuara.

Nga ana e tij, delegacioni shprehu interes për koordinimin mes SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për hetimin e krimeve zgjedhore, masat për parandalimin e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë, planet e KQZ për shpërndarjen dhe kthimin e fletëve të votimit për votuesit nga jashtë, procesin e votimit elektronik, duke evidentuar mungesën e zgjerimit të tij dhe vullnetin politik për këtë çështje dhe komunikimin publik mbi aspektet teknike të procesit zgjedhor, veçanërisht plotësimin e saktë të fletës së votimit.

#Zgjedhjet #majit #Këshilli #Europës #mision #në #Shqipëri #takim #trupat #KQZ #KAS #dhe #Komisionin #Rregullator
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button