Rama firmos vendimin, administrata një ditë më shumë pushim, pas Ditës së Verës

Administrata Publike, përveç ditës së nesërme që është pushim zyrtar, do të jetë pushim dhe të premten. Vendimi është marrë nga kryeministri Edi Rama.
Në vendimin e Këshillit të Ministrave, thuhet se dita e punës së të premtes do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit të 6-mujorit të parë.
Postimi i Ramës:
Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
VENDIM
PËR
CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 15.3.2024, DITË PUSHIMI
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Caktimin e ditës së premte, datë 15.3.2024, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
- Dita e punës, e datës 15.3.2024, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
- Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./m.j

#Rama #firmos #vendimin #administrata #një #ditë #më #shumë #pushim #pas #Ditës #së #Verës
Java News