Shehu kundër marrëveshjes së Bardhit me PS: 2-3 komisione s’kanë asnjë vlerë. Prioritet për opozitën duhet të jetë lirimi i Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i ftuar në A2, u shpreh se prioritet për opozitën është “burgosja politike e Sali Berishës”, siç e quajti ai masën e arrestit të shtëpisë për çështjen “Partizani”.
“I kam ndjekur zhvillimet e fundit, por për mua janë ngjarje dytësore në skenën politike shqiptare. Dy komisione hetimore nuk është se paraqesin ndonjë gjë të madhe, por nuk janë negative.
Këto i jep Kushtetuta dhe janë të drejtat që i janë mohuar opozitës. Ky është problemi që nisi protesta e opozitës, duhet luftuar që deputetët të marrin të drejtat e tyre kushtetuese, por edhe dhënia e tyre nuk e kthen demokracinë në binarë, e cila është deformuar thellë. Unë nuk jam as i kënaqur dhe as i hidhëruar.
Ndërkaq, problemet e deformimit të demokracisë në Shqipëri janë deformuar së tepërmi. Është burgosur, izoluar, në mënyrë politike lideri i Partisë Demokratike. Ky element është prevalent duke i lënë në plan të dytë të gjitha të tjerat”, u shpreh Tritan Shehu.
Ndërkohë, Shehu tha se aksioni opozitar duhet të ketë si kryefjalë lirimin e Sali Berishës.
“Nuk i konsideroj herezi bisedimet dhe kontaktet. Unë konsideroj kryefjalë të aksionin tonë politik lirimin e zotit Berisha. Kjo duhet të jetë kryefjala e PD-së”, tha Shehi./m.j
#Shehu #kundër #marrëveshjes #së #Bardhit #komisione #skanë #asnjë #vlerë #Prioritet #për #opozitën #duhet #të #jetë #lirimi #Berishës
Java News