Aktualitet
Shtyhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për komisionet hetimore

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për komisionet hetimore, e parashikuar që të mbahej sot, është shtyrë për një ditë tjetër.
Mbledhja do të zhvillohej një ditë pas arritjes së marrëveshjes në parim mes PS-së dhe PD-së për t’i dhënë fund kaosit në jetën parlamentare nga ana e opozitës.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, pranoi të martën kërkesën e kolegut të tij Gazment Bardhi për ngritjen e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga PD-ja, atë për ndërhyrjet në sistemin TIMS dhe koncesionet në shëndetësi.
Por mesa duket konsultimet vijojnë mes palëve politike për objektin e dy komisioneve hetimore dhe mbledhja e sotme është shtyrë.
/a.r
#Shtyhet #mbledhja #Konferencës #së #Kryetarëve #për #komisionet #hetimore
Java News