Aktualitet

Nesturi: 21 Janari, hetimi të thellohet tek prishja dhe fshirja e provave

Analisti Plator Nesturi i ftuar në emisionin 3D tha se vendimi i fundit lidhur me tragjedinë e 21 janarit 2011, është një vendim detyrues i gjykatës për SPAK.

Ndër hapat që duhen hedhur ai përmendi transferimin e dosjeve përkatëse nga Prokuroria e Tiranës në SPAK. Por zoti Nesturi sugjeroi hetime te tjera të thelluara rreth kësaj çështjeje sensitive që nga ngallur debate të forta në politikën shqiptare. “Unë nuk nuk mendoj se SPAK do të mjaftohet me dosjen aktuale” tha ai.

Zoti Nesturi hodhi idenë e përfshirjes në dosje edhe të kasetës me urdhërat e dhëna më 21 janar 2011 lidhur me përballjen e protestës. Bëhet fjalë për urdhërat për goditjen e protestuesve me armë luftarake.

Sipas tij pavarësisht nëse opinioni pret nga SPAKU gjithçka, nëse ka elementë të tjerë mund të shkohet deri në gjetjen e autorëve të vërtetë të vrasjes së katër protestuesve.

Drejtuesi i 3D Alban Dudushi duke ju referuar familjarëve të viktimave pohoi egzistencën e një kasete audio nga ngjarja e asaj dite.

Sipas zotit Nesturi për shkak të aspektit politik edhe tempi i hetimeve nga organet kopmetente ka qenë i ndryshëm ndër vite.

Ai kujtoi se ka fshehje provash, sikur ishin serverat e kryeministrisë, të cilat mund nxjerrin shumë hollësi.

/a.r

#Nesturi #Janari #hetimi #të #thellohet #tek #prishja #dhe #fshirja #provave
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button