Aktualitet

Hotelet fshehin xhiron reale / Skema: Si do të vendoset referencë për çmimet dhe kapacitetet

Bumi turistik i vitit të kaluar, ku afro 10,1 milionë individë vizituan Shqipërinë, nuk solli të ardhurat e pritshme në buxhetin e shtetit për shkak të infomalitetit të lartë dhe nëndeklarimit të strukturave akomoduese. Ministria e Financave pranon se strukturat hoteliere deklarojnë 8-9 herë më pak se qarkullimi real dhe për këtë arsye do të merren masa duke vendosur çmime reference dhe kuota për kapacitetin e shfrytëzimit të dhomave.

“Patëm vjet 10 milionë turistë, kemi bere përllogaritje sa ditë qëndrimi kanë, sa janë shpenzimet e tyre ditore, sa janë të ardhurat që gjenerohen nga ata, shpenzimet për ushqimin dhe kemi arritur në konkluzion që kemi problematika të mëdha dhe duhet ti adresojmë. Ka nënraportim të kapaciteteve dhe qarkullimit që bëjnë, turnoveri është 8-9 herë më i madh se qarkullimi real. Një nga mekanizmat dhe pse jo më i mirë është caktimi i kuotave. Dhe nuk është e paarsyeshme që të moscaktohen referencat. Natyrisht që kontrolli është më i mirë, por nuk mund të kontrollojmë çdo strukturë në çdo cep të vendit. Kemi ndërhyrë dhe përmes ligjit të turizmit, ku do të bëhet regjistri i strukturave, dhe administrata tatimore do të ketë një regjistër të plotë  për ti kontrolluar”, tha Niko Lera, Drejtori i Politikave Fiskale, Ministria e Financave.

Konkretisht, qarkullimi real nga strukturat do të duhej të ishte në nivelin e 3 miliardë lekëve. Por informaliteti është ekzistent edhe në qiradhëniet afatshkurtra përmes platformave Booking dhe AirBNB.

Qarkullimi është 2 miliardë dollarë , 1 miliardë konsumi dhe në total 3 miliardë. Në deklarimet e tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në fushën e hoteleve, qarkullimi rezulton 200 milionë. Por jo të gjithë flenë në hotele të regjistruara. Në 10 milionë turistë, 1.5 milionë janë vëllezërit kosovarë që rrinë tek miq, të njohur, shoqëri. Një pjesë e madhe e strukturave akomoduese janë biznese të vogla. 70-80 për qind janë skemës së TVSH dhe s’kemi informacion për ato. Prandaj kërkohet reformë dhe gjithëpërfshirje. Siç po marrim masa për subjektet që reklamojnë në AirBNB dhe booking. Kemi shumë për të bërë. Ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë gjendje”, tha ai.

Por deputeti socialist Erion Braçe nuk është dakord me këto masa. Pasi sipas tij vendosja e referencave nuk ka dhënë efekt në reduktimin e informalitetit as në sektorin e ndërtimit.

Për mua kjo nuk është metoda e duhur. Duhet përdorur sistemi i fiskalizimit dhe inspektorët duhet të bëjnë analizën e subjekteve. Për mua sistemi nuk funksionon dhe po të bëhej analiza unë besoj që nuk do themi sa evazion ka por do i kishim adresuar problemet dhe do kishim arkëtuar paratë që mungojnë në buxhetin e shtetit”, tha ai.

Projektligji për turizmin i miratuar së fundmi në qeveri synon ti japë zgjidhje informalitetit pasi detyron strukturat akomoduese që të deklarojnë në ministri numrin e vizitorëve, të netëve të qëndrimit, shtetësinë e tyre, në të kundërt parashikohen gjoba.

 Elisabeta Dosku/ SCAN

#Hotelet #fshehin #xhiron #reale #Skema #të #vendoset #referencë #për #çmimet #dhe #kapacitetet
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button