Aktualitet

21 Janari, Bamir Topi: Komisioni që ngriti qeveria Berisha ishte një turp! Nuk pati as…

Ish-presidenti Bamir Topi në një intervistë për ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga e cilësoi komisionin hetimor të ngritur nga qeveria e Berishës për 21 janarin, si një ‘turp’.

Topi i cili asokohe u akuzua nga Berisha si pjesë e ‘grushtit të shtetit’ ndaj qeverisë, tha se është i vetmi komision hetimor për të cilin nuk është dalë me asnjë raport përfundimtar dhe ende qëndron në arkivën e Kuvendit.

“Unë besoj se ngritja e komisionit hetimor parlamentar, për turpin e tyre! Një komision që është i vetmi në historinë e parlamentit shqiptar që nuk e ka mbyllur punën e tij, nuk është dorëzuar raport. Ai ende qëndron në arkivën e parlamentit të Shqipërisë. Çudia e madhe, nga 2013-ta që ndodhi rotacioni deri në 2024-ën, asnjëherë nuk është rimarrë debati politik për çështjen e 21 janarit”- tha Topi.

/a.r

#Janari #Bamir #Topi #Komisioni #që #ngriti #qeveria #Berisha #ishte #një #turp #Nuk #pati #as..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button