Emri/ Shqiptari kthen ish-redaksinë e gazetës në shtëpi bari në Angli, gjykata kërkon që dënimin ta kryejë në Shqipëri

Rasti i një shqiptari, i cili kishte kthyer redaksinë e gazetës në shtëpi bari, është zbuluar në Angli.
39-vjeçari Dino Marku u gjet i fshehur në zyrat e gazetave të vjetra ku kishte 246 bimë kanabisi me një vlerë të vlerësuar prej 258,000 paund.
Shqiptarit i ishte premtuar 10,000 paund për të vepruar si kopshtar i fabrikës së kanabisit në ish-zyrat e County Times në një rrugicë në rrugën Broad Street të Welshpool.
Ky raport u bë i ditur nga Gjykata e Kurorës Caernarfon. Gjykatësi Timothy Petts vendosi ta burgosë Dino Markun me 18 muaj, e teksa shtoi se pritet të deportohet në Shqipëri.
Ai pranoi se ishte përfshirë në prodhimin e drogës pas një bastisjeje të policisë në janar./m.j
#Emri #Shqiptari #kthen #ishredaksinë #gazetës #në #shtëpi #bari #në #Angli #gjykata #kërkon #që #dënimin #kryejë #në #Shqipëri
Java News