Ish deputeti i PD: Berisha e Topalli të lidhur me rusët, ish-kryeparlamentarja u dekorua në Rusi në 2013-ën

Anëtari i kryesisë së PD, Azgan Haklaj ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.
I ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, Haklaj tha se Berisha dhe Topalli janë të lidhur me rusët, duke deklaruar se ish-kryeparlamentarja është dekoruar në 2013-ën në parlamentin rus.
“Në 2013-ën Berisha la pushtetin. Në 2010-ën Rusia kishte nisur konfliktin me Ukrainën. Rusia bëri marrëveshje me Bullgarinë për të kaluar Gazpromin nga Bullgaria, Greqia për të dalë në Itali.
Këshilli i Europës nuk e pranoi. Topalli kryeparlamentarja me porosi të Berishës shkoi në Dumën ruse dhe në Shën Petërburg u dekorua me medalje nderi”- tha Haklaj.
#Ish #deputeti #Berisha #Topalli #të #lidhur #rusët #ishkryeparlamentarja #dekorua #në #Rusi #në #2013ën
Java News