Aktualitet

Rriten kreditë e këqija, por shifra mbetet ende në nivelet më të ulëta historike

Kreditë e këqija po luhaten këtë periudhë nën nivelin 5% të totalit, shifër kjo në nivelet më të ulëta historike. Megjithatë, në muajin e parë të vitit ato kanë pësuar një rritje të lehtë, krahasuar me fundvitin 2023.

Kreditë e këqija janë rritur lehtë në muajin janar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në muajin e parë të vitit 2024, ato arritën në nivelin 4,88%, ndërsa një muaj më herët përbënin 4,74% të totalit, ose nivelin më të ulët historik.

Të dhënat tregojnë se përgjatë gjithë vitit 2023, kreditë me probleme u luhatën në intervalin mbi 5%, duke arritur kulmin 5,3% në gusht.

Por, cilësia e portofolit të kredive është përmirësuar në vazhdim, duke rrëzuar edhe parashikimet se ato mund të rriteshin pas vendimmarrjes së Bankës Qendrore, që çoi normën e interesit në 3,25%.

Edhe bankat tregtare kanë luajtur rolin e tyre në portofolin e kredive, duke bërë analiza dhe vlerësime të kujdesshme për aftësinë paguese të konsumatorëve dhe bizneseve në shlyerjen e huave që ata marrin.

Ndërkohë, sa i përket kursit të këmbimit, forcimi i lekut ka dhënë pjesërisht edhe një efekt paralel negativ, sepse ka tkurrur vlerën e portofolit të kredisë në valutë.

Vlera e portofolit të kredisë për ekonominë në janar arriti në 7.3 mld euro, me një rritje vjetore prej 1.9%.

Në total sistemi bankar shqiptar ka më shumë se 350 milionë euro kredi, e cila nuk paguhet në kohë.

/f.s

#Rriten #kreditë #këqija #por #shifra #mbetet #ende #në #nivelet #më #të #ulëta #historike
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button