Nga Princ Leka te Sara Gjordeni! Lista e “Ferma VIP” që po bën xhiron e rrjetit

“Ferma VIP” hap dyert më datë 22 mars nën drejtimin e Fjoralba Ponarit dhe Bes Kallakut.
Disa nga emrat e fermerëve të rinj janë bërë publike zyrtarisht. Noizy, Sinan Hoxha, Adrola Dushi, Çiljeta Xhilaga do të jenë pjesë e fermës më të famshme në vend.
Ndërsa vetëm pak më parë ka qarkulluar një listë në TikTok ku thuhet se edhe emra si Princ Leka e Sara Gjordeni (e cila sapo ka dalë nga BBV) do t’i bashkohen fermës.
Lista po bën xhiron e rrjetit dhe ka shkaktuar mjaft habi pikërisht për dy emrat e sipërpërmendur të cilët janë në qendër të medias, rrjetit dhe publikut të gjerë aktualisht.
Nuk dihet sa e vërtetë është lista dhe me sa duket emri i Princit, Sarës dhe tiktokerit Dionis Biba janë të shënjuara, që nuk tregon nëse janë të konfirmuar megjithatë mbetet të presim – gjithçka mund të ndodhë deri më 22 mars.
#Nga #Princ #Leka #Sara #Gjordeni #Lista #Ferma #VIP #që #bën #xhiron #rrjetit
Java News