Aksidentohet autobusi në Tiranë, policia: Shoferi humbi kontrollin pasi nuk u ndje mirë

Një autobus i linjës së “Unazës” në Tiranë është përplasur me një pemë dhe një motor të parkuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në rrugën “Ferit Xhajko”.
Policia njoftoi se dyshohet se shoferi i autobusit ka humbur kontrollin pasi nuk është ndjerë mirë. Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
“Më datë 10.03.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi E. C., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, dhe është përplasur me një pemë dhe me një motomjet të parkuar. Shtetasi E. C., po merr ndihmë mjekësore në spital”, njoftoi policia.
/a.r
#Aksidentohet #autobusi #në #Tiranë #policia #Shoferi #humbi #kontrollin #pasi #nuk #ndje #mirë
Java News